Kreshnik Ajazi merr zyrtarisht detyrën në krye të Prokurorisë së Elbasanit

Aktualitet

Kreshnik Ajazi merr zyrtarisht detyrën në krye të

Kreshnik Ajazi ka marrë detyrën në mënyrë zyrtare si drejtuesi i ri i Prokurorisë së Elbasanit.

Ndërsa i uroi suksese në detyrën e tij Kreshnik Ajazit, Kryetari i KLP-së, Gent Ibrahimi tha se prokuroritë kanë nevojë për drejtues që kanë forcë morale dhe profesionale në mënyrë që të jenë efiçentë në punën e tyre.

Ibrahimi tha se prokurorë duhet të jenë të pavarur në detyrën, ndërsa theksoi se KLP po punon për t’u garantuar autoritetin e sigurinë.

“ Sistemi i Prokurorisë ka nevojë për lidership, i cili qëndron tek forca morale dhe profesionale e drejtuesit. Drejtuesi i prokurorisë ka një rol të rëndësishëm ne mbarëvajtjen dhe efiçencës së punës në Prokurori.

Deri tani kemi arritur të emërojmë 5 drejtues prokurorie dhe mendoj se kemi bërë zgjedhje të mira. Elbasani është një Prokurori e cila kërkohet nga prokurorët, KLP nuk ka vështirësi të plotësojnë vakancat nëse ato dalin. Mënyra si ne garantojmë karrierën e prokurorëve, thelbësore për efiçencën e sistemit. Prokuroret duhet të mësohen me pavarësinë e tyre gjatë ushtrimit të detyrës. KLP po punon për t’ju garantuar juve autoritetin dhe sigurinë për të kryer detyrën”, tha Ibrahimi.

Ajazi u shpreh se Prokuroria e Elbasanit ka dhënë rezultate gjatë vitit 2020 duke treguar se ky institucion ka mishëruar nevojën e reformës në drejtësi, ndërsa siguroi siguri.

“Gjatë 2020-ës kemi trajtuar një numër të madh çështje dhe kemi rezultate të prekshme në goditjen e strukturave kriminale në bashkëpunim me strukturat e policisë. Rezultatet janë të prokuroreve, jo të miat. Elbasani ka problematikat e veta, jemi angazhuar me gjithë kapacitetet në hetimin sa më përngjashmëri të çështjeve sensitive për opinionin publik. Jemi të angazhuar të kemi rezultate konkrete në hetimin e korrupsionit dhe krimit të organizuar. Keni nevojë për investime në siguri fizike në institucion, përcaktimi i statusit të nëpunëseve civile në prokurori dhe i kemi kërkuar Prokurorit të Përgjithshëm zgjedhjen e këtyre problemeve”, tha Ajazi.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion