KQZ i hoqi mandatin, reagon Ministria e Jashtme greke për Belerin: Lejojeni të shkojë si deputet në Strasburg

Aktualitet

KQZ i hoqi mandatin, reagon Ministria e Jashtme greke për Belerin: Lejojeni

Lidhur me vendimin e sotëm të KQZ për heqjen e mandatit të Fredi Beleri si kryebashkiak i zgjedhur i Himarës, ka reaguar edhe Ministria e Jashtme e Greqisë.

Në një komunikatë zyrtare për shtyp, ministria e Punëve të Jashtme greke shpreh shqetësimin e saj për këtë vendim, që nuk e lejon Belerin të jetë kryebashkiak i Himarës, ndërsa nga ana tjetër kërkon që Beleri të lejohet të jetë pjesë e seancës së parë plenare në Parlamentin Europian. 

'Vendimi i sotëm i Komisionit Qendror të Zgjedhjeve të Shqipërisë për të skualifikuar Fredi Belerin pa u bërë as edhe betimi i kryebashkiakut të Himarës është një praktikë e re dhe përfundimi i parashikuar i një procesi me shumë pikëpyetje në lidhje me parimet themelore të shtetit ligjor.

Greqia kishte shprehur me kohë shqetësimin e saj të fortë për heqjen e prezumimit të pafajësisë, integritetin e procesit të provës, ndalimin e sharjes dhe dënimin shpërpjestimor të vendosur, si dhe faktin që Bashkia e Himarës qeveriset prej një viti nga persona të paautorizuar.

Ministria e Punëve të Jashtme rithekson detyrimin e autoriteteve shqiptare për të marrë të gjitha masat e nevojshme për t'i mundësuar menjëherë z. Beleri, tashmë deputet i zgjedhur në Parlamentin Europian, të marrë pjesë në punën e tij, duke filluar nga Seanca e parë plenare më 16 korrik në Strasburgu.'

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion