Keir Starmer mban fjalimin e parë si kryeministër: Do rindërtojmë Britaninë!

Bota

Keir Starmer mban fjalimin e parë si kryeministër: Do

Keir Starmer doli nga dera e Downing Street për herë të parë si Kryeministër i Britanise, teksa u zotua të fillonte 'menjëherë' punën për 'rindërtimin e vendit' dhe të përgatitej për të bërë emërimet kryesore të kabinetit te ri qeverises.

Udhëheqësi laburist u duartrokit nga stafi teksa hynte brenda me gruan Victoria, pasi i bëri fjalimin e tij të parë kombit si kryeministër i ri.

Keir tha se ka nisur menjehere puna qe të 'ndryshonte vendin', por paralajmëroi se 'ky proces do të marrë pak kohë', duke thënë se donte të rivendoste vlerat e 'shërbimit' në politikë.

Ai pranoi se shumë njerëz nuk besonin se ai do ta përmirësonte vendin.

"Qeveria ime do të luftojë çdo ditë derisa të ngjallim perseri besimin tuaj" tha ai. 

Në Pallatin Buckingham, çifti u mirëprit nga sekretari kryesor privat i Mbretit dhe Mbretëreshës, Sir Clive Alderton, së bashku me  komandantin e Marinës Mbretërore të Charles, William Thornton./lajmifundit.al

ME TE LEXUARAT