Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet vërshojnë në rrugë dhe bllokojnë aksin Elbasan-Cërrik, devijohet trafiku

Aktualitet

Çahet kanali “Naum Panxhi”/ Uji dhe inertet

Rreth orës 11:00 të ditës së shtunë, një situatë emergjente është regjistruar për shkak të çarjes së kanalit kryesor të “Naum Panxhit”. Si pasojë, vërshimi i menjëhershëm i ujit dhe inerteve ka shkaktuar bllokimin e aksit rrugor Elbasan-Cërrik.

Për të menaxhuar situatën dhe për të lehtësuar qarkullimin, ekipet e Agjencisë së Shërbimeve Publike Rurale në bashkëpunim të ngushtë me Policinë Rrugore, kanë ndërhyrë duke bërë të mundur devijimin e automjeteve në rrugë alternative.

​Sipas informacioneve nga terreni, prej më shumë se dy orësh strukturat e ASHPR-së po mbajnë kontakte të vazhdueshme për menaxhimin e situatës me Bordin e Kullimit, në inventarin e të cilit ndodhet kanali kryesor “Naum Panxhi”.

ME TE LEXUARAT