Përfshihet nga flakët makina në aksin Gjirokastër-Kakavijë, shkak u bë impianti i gazit

Aktualitet

Përfshihet nga flakët makina në aksin

Një incident ka ndodhur në aksin Gjirokastër-Kakavijë, ku një automjet ka marrë flakë gjatë kohës kur ishte në lëvizje. Ngjarja ka ndodhur në afërsi të fshatit Lugar në Dropull, ndërsa personat që udhëtonin në të kanë arritur të dalin në kohë dhe fatmirësisht nuk kanë pësuar lëndime. 

Dyshohet se flakët janë shkaktuar për shkak të impiantit të gazit, ndërsa autmojeti është shkrumbuar plotësisht. Forcat zjarrfikëse kanë shkuar mënjëherë në vendngjarje dhe ka shuar flakët, ndërsa policia ka normalizuar qarkullimin e automjeteve.

 

 

ME TE LEXUARAT