“Unë jam zbuluar...”, del përgjimi në dosjen e Ilir Beqajt, si u bë tenderi për herë të dytë për të përvetësuar fondet

Aktualitet

“Unë jam zbuluar...”, del përgjimi në dosjen e Ilir

Në dosjen e prokurorisë për hetimet e fondeve të SASPAC ministria e Turizmit shpreh shqetësim për prokurorimin e një aktiviteti për të cilën është hapur edhe nga agjencia por edhe nga vete ministria.

Kjo zbulohet në bisedat që Ermal Kurtulaj bën më Bledar Lekën, ekspertin e kontraktuar, rezulton se flasin për shqetësimin e Ministres ne lidhje me kontratën.

Konkretisht biseda e datës 20-03-2023 14:13:27 mes A (Ermal Kurtulaj) dhe Speaker B  (Bledar Leka), me përmbajtje:

A: O Bledi?

B: He mo vlla ? Ça bere?

A: Mire, ca bone ti?

B: Hiç, ja me kto takimet, ishim me ministren deri vone.

A: Po pra, po i ka shkrujt atit "po un jam zbuluar, kontrata", seç i thotë i gjo. Po nejse. Gjithsesi.

B: Kush?

A: Po ministrja mo burr.

Sipas SPAK shërbimi i prokuruar “Për Organizmin e Konferencës 03-05 Prill 2023 “E Ardhmja e Turizmit të Qëndrueshëm Mjedisor në Shqipëri FESTA Asistenca Teknike IPA CBC, Projekti Adrion”) me vlerë 125.000,00 Euro, është i njëjtë me atë të prokuruar nga Ministria e Turizmit dhe Mjedisit (në vlerën sipas  çmimit të kontratës 38.509.550 lekë) për të njëjtin event atë të quajtur “Festa”, duke u kontraktuar në të dyja rastet e njëjta shoqëri tregtare e quajtur “Landëays  International” sh.p.k me Ortak e Administrator personi nën hetim Gazmend Haxhia dhe Drejtor Ekzekutiv personin nën hetim Alfred Nikolli./ ora news

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion