Kontrabandonin emigrantë, arrestohen 7 persona në kufirin Kosovë-Shqipëri
Lajmifundit
/
24 July 2021, 16:19
Aktualitet

KOSOVA
Një rrjet i kontrabandimit të klandestinëve është zbuluar në kufirin Kosovë-Shqipëri, saktësisht në Vërmicë.
Shtatë persona janë arrestuar si kontrabandistë kurse 15 emigrantë të paligjshëm janë ndaluar.
Dyshimet lindën teksa në urën e parë të autostradës në Kosovë kanë mbërritur 6 taksi kurse emigrantë nga shkurret dhe malet janë futur në to.

