Koncerti i Kanye Wast në Tiranë/ Policia njofton kufizime të qarkullimit më 11 korrik! Ja rrugët që do të bllokohen

Aktualitet

Koncerti i Kanye Wast në Tiranë/ Policia njofton kufizime të

Me rastin e zhvillimit të aktivitetit muzikor “YE”, që do të mbahet më datë 11.07.2026 në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të automjeteve në disa akse rrugore, si më poshtë:

Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë

Në kuadër të aktivitetit muzikor “YE”, që do të zhvillohet më datë 11.07.2026, në Kashar, Drejtoria Vendore e Policisë Tiranë njofton qytetarët se do të ketë kufizime të përkohshme të qarkullimit të mjeteve, si më poshtë:

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në aksin dytësor të autostradës “Durrës–Tiranë”, nga “Eiffeli” deri te “Casa Italia”. Ky segment do të funksionojë vetëm me sens daljeje për subjektet.

Nga ora 07:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në korsinë e daljes së autostradës “Durrës–Tiranë”, në rrethrrotullimin e “Casa Italia”-s.
Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin “Casa Italia” – rruga “Pavarësia” – rruga “Sokrat Miho”.

Nga ora 12:00 deri në orën 24:00, do të ndalohet qarkullimi në segmentin rruga “Sokrat Miho” – rruga “Kasem Shima” – rruga “7 Nëntori”, i cili do të funksionojë vetëm me sens daljeje.

Gjithashtu, nga Ura e Institutit deri te “Casa Italia” mund të ketë bllokime të pjesshme të qarkullimit të automjeteve, në varësi të fluksit të pjesëmarrësve, me qëllim menaxhimin e trafikut dhe garantimin e zhvillimit normal të aktivitetit.

Gjatë intervaleve të mësipërme, akses në zonat e kufizuara do të kenë vetëm mjetet e emergjencës dhe mjetet e Policisë së Shtetit.

Policia e Tiranës kërkon mirëkuptimin e qytetarëve dhe fton drejtuesit e mjeteve të planifikojnë lëvizjet e tyre, duke përdorur akse alternative dhe duke zbatuar udhëzimet e shërbimeve të Policisë.

ME TE LEXUARAT