U paraqit në spital me plagë, i riu është goditur me thikë në dorë! Policia e Lezhës nis hetimet
Lajmifundit
/
9 Korrik 2026, 17:52
Aktualitet

Një i ri ka mbetur i plagosur me mjet prerës thikë në zonën e Shëngjinit. Ngjarja është regjistruar në rrugën e Kunës, ndërsa ende nuk dihen rrethanat dhe shkaqet që çuan në plagosjen e tij.
I plagosuri është transportuar me urgjencë drejt Spitalit Rajonal të Lezhës, ku po merr ndihmë mjekësore.
Policia ka nisur hetimet për zbardhjen e plotë të ngjarjes dhe identifikimin e personave të përfshirë.


