EMRAT/ SPAK godet në Kadastrën e Durrësit, 12 masa arresti për zyrtarë dhe ish-zyrtarë, abuzuan me pronat

Aktualitet

EMRAT/ SPAK godet në Kadastrën e Durrësit, 12 masa arresti

Një operacion i gjerë i SPAK ka goditur Agjencinë Shtetërore të Kadastrës në Durrës, duke vënë në shënjestër një rrjet të shtrirë zyrtarësh, ish-zyrtarësh dhe personave privatë, të akuzuar për tjetërsimin e pronave përmes dokumenteve të falsifikuara.

Gjykata ka lëshuar plot 12 masa sigurie, të cilat përfshijnë “Arrest në burg”, “Arrest në shtëpi” dhe “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”.

Aksioni ka bërë të mundur ekzekutimin e këtyre masave ndaj personave që dyshohet se kanë bashkëpunuar për të kaluar në mënyrë të paligjshme sipërfaqe të mëdha toke shtetërore në duart e personave privatë.

Lista e plotë:

Ramazan Sheshi – arrest me burg – i dyshuar per veprat penale te “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Adrian Kona – arrest me burg, i dyshuar per veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Bledar Zerba – arrest me burg, i dyshuar per veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Rovin Zeqja – arrest me burg, i dyshuar per veprat penale të “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Shpërdorimit të detyrës”

Shaqir Sheshi – arrest nw shtwpi, i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Viktor Mataj – arrest ne shtepi, i dyshuar per penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”.

Arianit Mataj – arrest ne shtepi, i dyshuar per penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Besnik Xhafa – arrest ne shtepi, i dyshuar per penale të “Mashtrimit” dhe “Falsifikimit të dokumenteve”

Fiqeret Xhafa – detyrim paraqitje,  i dyshuar për veprat penale të “Mashtrimit”, “Falsifikimit të dokumenteve” dhe “Pastrimit të produkteve të veprës penale ose veprimtarisë kriminale”

Jonida Mergeja – detyrim per paraqitje, e dyshuar per vepren penale te “Shpërdorimit të detyrës”

Leandro Dervishi – detyrim paraqitje i dyshuar per vepren penale të “Shpërdorimit të detyrës”

Artur Çobani – detyrim paraqitje i dyshuar per vepren penale të “Shpërdorimit të detyrës

ME TE LEXUARAT