4 milionë euro për Kanye West, Partia Demokratike Europiane Ramës: Shqipëria meriton të ardhme europiane

Partia Demokratike Europiane (EDP) ka reaguar lidhur me vendimin e bërë publik nga kryeministri Edi Rama për financimin me rreth 4 milionë euro të koncertit të reperit amerikan Kanye West, duke kritikuar përdorimin e fondeve publike për këtë qëllim.
Në një deklaratë publike, EDP shprehet se, ndërsa prej javësh qytetarët shqiptarë kanë dalë në rrugë për të kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe forcimin e shtetit të së drejtës, qeveria po planifikon të shpenzojë miliona euro për koncertin e një artisti që, sipas deklaratës, është bërë i njohur për deklaratat e tij antisemite dhe raciste.
“Edi Rama thuhet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë”, thuhet në reagimin e Partisë Demokratike Europiane.
Më tej, EDP i bën thirrje kryeministrit Rama që të fokusohet te shqetësimet e qytetarëve shqiptarë dhe jo te organizimi i spektakleve.
“Kryeministri Rama duhet të shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e vendit të tij”, thuhet në deklaratë.
Në përfundim të reagimit, Partia Demokratike Europiane thekson se Shqipëria “meriton më shumë: demokraci përpara spektaklit, llogaridhënie përpara projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet evropiane”.

Reagimi i plotë;
Ndërsa prej javësh shqiptarët kanë mbushur rrugët duke kërkuar transparencë, llogaridhënie dhe shtet ligjor, Edi Rama thuhet se është gati të shpenzojë 4 milionë euro nga paratë publike për të shpëtuar koncertin e Kanye West, një prej artistëve më kontroversë në botë, i njohur për deklaratat e tij antisemite dhe raciste.
Kryeministri Rama duhet të shpenzojë më pak kohë duke shpëtuar koncertin e Kanye West dhe më shumë kohë duke dëgjuar qytetarët e vendit të tij.
Shqipëria meriton më shumë: demokraci përpara spektaklit, llogaridhënie përpara projekteve të kotësisë dhe një të ardhme vërtet evropiane.


