Publikimi i videos së dhunës në Fier, Hita: Përjashtohet polici i cili shpërndau pamjet

Një oficer policie në Fier është përjashtuar nga radhët e uniformave blu.
Sipas drejtorit të policisë së shtetit Skënder Hita, efektivi cenoi rëndë figurën e policisë pasi ndërhyri në mënyrë të panevojshme, me njërën nga vajzat që dhunoi 17 vjeçaren në Fier.
“Oficeri i policisë që është i përfshirë në ngjarjen e Fierit, ky nuk është i evidentuar se ka nxjerrë videon ose e ka bërë publike për mediat, por pezullim i tij është urdhëruar për shkeljen e standardeve dhe cënimin e rëndë të figurës që ka bërë punonjësi i policisë në krye të detyrës, pasi ka hyrë në një marrëdhënie të panevojshme me vajzat që kanë kryer këtë veprim të kundraligjshëm”, tha Hita


