“Kokat hëngshin”, Artan Hoxha thirrje Ramës: Dil thuaju të mbajnë dorën se vetëm ty të dëgjojnë

Aktualitet

“Kokat hëngshin”, Artan Hoxha thirrje Ramës: Dil thuaju

Gazetari i kronikës Artan Hoxha ka risjellë në vëmendje të publikut debatin që pati me kryeministrin Edi Rama në 13 nëntor 2018, lidhur me situatën e krimit në vend, dhe jo vetëm.

Rama bëri bujë të madhe me deklaratën e tij në emisionin “Repolitix”, ku tha “le të hanë kokat e tyre”, për kriminelët që vriteshin me njeri-tjetrin për larje hesapesh.

Mirëpo së fundmi shumë ngjarje të tilla kanë ndodhur, përfshirë dhe vrasje ordinere apo krime në familje. Me ironi dhe thumba gazetari i kërkon kryeministrit që të dalë e t’ju bëjë thirrje të ndalin pak dorën, duke kërkuar kështu që shteti të reagojë pasi që nga janari deri më sot janë bërë 35 vrasje, për motive të ndryshme.

Shënimi i plotë i Artan Hoxhës

13 nentor 2018….

Dhemb per dhemb, por ti prape “kokat hengshin” the…

Ja ta degjuan keshillen o komandant.

Por meqe u the:

“Ta hanë kokën e njeri-tjetrit, dhe sa herë te hanë kokën e njëri-tjetrit, unë nuk ndjej absolutisht asnjë gjë tjetër, përveç se marrim frymë thellë. Kështu që kur të hanë kokën e njëri-tjetrit, hëngshin kokat e njëri-tjetrit, dhe mos u ngopshin duke ngrënë kokat e njeri-tjetrit”…

Taksirat e ke, dil dhe njehere, se “ata” vetem ty te degjojne.

Thuaju qe ta mbajne pak doren.

Ta levizin siguresen, nga varianti me bresheri, te kalojne ne tek e tek, se na moren frymen…

U keputen ne mes varrmihesit e agjensive funerale, duke hapur gropa çdo dite, sikur te kishin hapur kanal deri tani, Tirana do te kishte 24 ore uje panderprerje.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion