Kokainë me porosi nga Spanja për ta shitur në Fresk! Arrestohen dy kushërinjtë në Tiranë

Aktualitet

Kokainë me porosi nga Spanja për ta shitur në Fresk! Arrestohen

Policia e Tiranës ka sekuestruar në zonën e Institutit 2.2 kilogramë kokainë dhe vënë në pranga dy persona, kushërinj me njëri-tjetrin.

Sipas burimeve, dy të arrestuarit kishin planifikuar që lëndën narkotike ta ndanin në doza të vogla dhe ta shisnin në zonën e Freskut. Gjatë ndërhyrjes së policisë, ata kanë tentuar të arratisen, por janë kapur në afërsi të shinave të trenit në Institut.

Dyshohet se kokaina ka ardhur nga Spanja, ndërsa policia po punon për të zbuluar të tjerë persona të përfshirë në këtë rrjet trafiku dhe shpërndarjeje.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion