TRAGJIKE/ Ishin me pushime në Stamboll, vdesin nga helmimi dy të miturit! Prindërit në gjendje të rëndë

Bota

TRAGJIKE/ Ishin me pushime në Stamboll, vdesin nga helmimi dy të

Dy fëmijë kanë vdekur nga helmimi prej ushqimit në një zonë turistike të njohur të Stambollit, në Turqi dhe prindërit e tyre po trajtohen në kujdes intensiv, raportuan sot mediat dhe autoritetet shëndetësore turke.

“Familja ishte shtruar në spital për helmim të dyshuar nga ushqimi. Pavarësisht të gjitha përpjekjeve, fëmijët, të moshës 6 dhe 3 vjeç, nuk mundën të shpëtoheshin. Prindërit mbeten në kujdes intensiv. Një hetim ka nisur nga drejtoria e shëndetësisë”, tha dr. Abdullah Emre Guner.

Sipas rrjetit televiziv privat NTV, duke cituar një “hetim policor”, familja është me origjinë nga Gjermania dhe ishte me pushime në Turqi. Mediat lokale raportuan se helmimi nga ushqimi mund të ketë ardhur nga midhjet e blera nga një shitës ambulant dhe patatet e mbushura, një ushqim popullor rrugor, të cilat i hëngrën të martën në zonën turistike të Ortakoy në anën evropiane të Bosforit.

Çifti dhe dy fëmijët e tyre u shtruan në spital pasi u sëmurën, raportoi NTV.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion