Klientët hedhin paratë në bankomate por s`i gjejnë në llogari, cfarë po ndodh tek "Raiffeisen Bank"?!

Nga Rrjeti

Klientët hedhin paratë në bankomate por s`i gjejnë në

Fushatat reklamuese te Raiffeisen Bank ne Shqiperi po perballen me reagime ektreme negative nga qytetaret dhe klientet e kesaj banke ne vend.

Ankesat qe paraqesin qytetaret jane nga me te ndryshmet, por me problematikja, duket ajo me funksionimin e bankomateve per dorezim/depozitim parash.

Qytetaret qe kane dhene informacione te besueshme se jane kliente te bankes, pasi japin adresen dhe natyren e veprimeve, thone se kane hedhur para ne llogarite e tyre permes bankomateve te Raiffeisen Bank, por te hollat nuk u jane pasqyruar ne llogarine e tyre.

Merr lajme ekskluzive në Whatsapp

Doni të informoheni të parët për lajme ekskluzive? Bashkohuni me grupin tonë në Whatsapp duke klikuar këtu.

Ofrimi i bankomateve qe nxjerrin kartmonedha por edhe i pranojne ato ishte nje kerkese e kohes per bankat ne Shqiperi me qellim shmangien e radheve ne pikat e sherbimit.

Por mesa duket, klientet qe kane zgjedhur sherbimet e Raiffeisen po perballen me probleme te paparashikuara. 

"Kshu per reklama te knoqni ju kam fut leket tek bankmati juaj qe ne mjes e akoma si keni kalu tek karta ime", ka shkruar nje klient ne nje prej postimeve te Raiffeisen Bank ne faqen e saj zyrtare, 6 dite me pare.

Klientët hedhin paratë në bankomate por s`i gjejnë në

Nga banka nuk ka asnje pergjigje, dhe duket se ose nuk kane cfare ti thone, ose ankesa e klientit ka rene ne vesh te shurdher sepse nuk i intereson askujt. 

Dy kliente te tjere te bankes, jane ankuar 4 dite me pare per te njejten ceshtje. 

Ata shkruajne se sistemi i bankes nuk njeh ne llogarine e tyre parate qe kane hedhur nga bankomati.

Klientët hedhin paratë në bankomate por s`i gjejnë në

Si pergjigje te vetme, klientet duket se kane marre fshirjen e mesazheve te tyre kritike nga ana e administratoreve te faqes se Bankes, pasi nese shikon sot, nje pjese e mire e ketyre komenteve te fotografuara nga redaksia, nuk jane me ne faqen zyrtare te bankes, tek postimet perkatese.

Ankesa te tjera nga qytetaret jane edhe mosbesimi qe ata kane tek reklamat qe kryen banka, niveli i ulet profesional i punonjesve, rritja e kesteve te kredive, etj.

Klientët hedhin paratë në bankomate por s`i gjejnë në

ME TE LEXUARAT