Klement Çala refuzon rifutjen në regjimin “41 Biss”, “ka sjellje pozitive”, avokatja kërkesë SPAK

Aktualitet

Klement Çala refuzon rifutjen në regjimin “41 Biss”,

Klement Çala gjatë seancës ku kundërshton “41 biss”, i kërkoi SPAK se ku është bazuar për mbylljen e tij në regjimin e ashpër.

Avokatja e tij Eviola Shehu tha se nuk ekziston asnjë arsye për ta mbyllur në “41 biss”, pasi shkresat e mëparshme të burgjeve e përshkruajnë me “sjellje pozitive” dhe që nuk mban sende të ndaluara.

Seanca u shty për t’i lënë kohë prokurorisë të sjellë provat. Klement Çala ka qenë edhe më herët në regjimin e ashpër ku u mbajt për pesë muaj.

Rikthimi i tij brenda regjimit të ashpër ndodhi në 17 dhjetor 2024 dhe pas këtij vendimi, i dënuari me 20 vjet burg paraqiti kërkesë në gjykatën e posaçme për shfuqizimin e vendimit. Seanca e radhës do të mbahet në 27 janar, në orën 12.

ME TE LEXUARAT