“Siria nuk është për të gjithë”, Erdogan dërgon mesazh të ashpër për ndërhyrjet: Mbajini duart larg

Bota

“Siria nuk është për të gjithë”, Erdogan

Presidenti turk Rexhep Tajip Erdogan u bëri thirrje të gjitha vendeve që t’i “mbajnë duart larg” Sirisë, sepse Turqia ka kapacitetin dhe aftësinë për të shkatërruar të gjitha organizatat terroriste në atë vend, përfshirë grupin militant kurd dhe Shtetin Islamik.

Gjatë një fjalimi në parlament, Erdogan tha se grupi militant kurd YPG është problemi më i madh në Siri pas përmbysjes së ish-presidentit Bashar al-Assad, raportoi Reuters.


Ai shtoi se grupi “do ta shohë fundin e tij” nëse nuk i dorëzon armët.

Ai tha gjithashtu se nëse Turqia, nëse Partia e jashtëligjshme e Punëtorëve të Kurdistanit injoron thirrjen e liderit të saj Abdullah Ocalan për të lënë armët, ajo do të arrijë qëllimin e saj për eliminim “në një mënyrë tjetër”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion