"Më rrezikohet jeta në burg", GJKKO pranon kërkesën e Breçanit për ekzaminim mjekësor

Aktualitet

"Më rrezikohet jeta në burg",  GJKKO pranon

Gjykata e Posaçme ka pranuar kërkesën e përfaqësuesve ligjorë  të Erzen Breçanit, për të përcaktuar një ekspert mjeko-ligjor, i cili do të japë një verdikt mbi gjendjen shëndetësore të ish-nën drejtorit të policisë së Tiranës.

Ky i fundit, pas qëndrimit në qeli, pretendon se ka shfaqur probleme me zemrën për shkak të ambientit të mbyllur. Sipas avokatëve, Breçani vuan nga klaustrofobia, gjë e cila mund t’i rrezikojë jetën.

Gjykata i dha kohë deri më datë 12 mars ekspertëve mjeko-ligjorë për të vlerësuar gjendjen e Breçanit.

Ish-drejtori i policisë në kohë të qeverisjes së Berishës, Erzen Breçani akuzohet bashkë me djalin e tij për përkrahje te autorit te krimit dhe pastrim parash. Emri i tij doli në pah pas “zbërthimit” të komunikimeve mes anëtarësh kriminal në aplikacionin SKYECC.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion