Kishte kultivuar substanca të ndaluara, arrestohet 58-vjeçari pukjan/ I gjendet edhe një mjet i ftohtë

Aktualitet

Pukë - Një 58-vjeçar nga fshati Kodërbojë ka rënë në prangat e bluve të Pukës pasi kishte kultivuar 105 bimë kanabisi në një pronë publike.


Gjatë kontrolleve në banesën e Tonin Lleshit policia gjeti 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak.Bimët narkotike u sekuestruan si provë materiale.

“Shërbimet e Komisariatit të Policisë Pukë, si rezultat i hetimeve të kryera me metoda proaktive, për disa javë, për goditjen e një rasti të kultivimit të bimëve narkotike, finalizuan operacionin e koduar “Gjurmimi”. Si rezultat i këtij operacioni u identifikua dhe u arrestua shtetasi:


-T. Ll., 58 vjeç, banues në fshatin Kodërbojë, Pukë.    

Ky shtetas u kap në flagrancë në fshatin Kodërbojë, në një parcelë në tokë publike, ku ishin kultivuar 105 bimë të dyshuara narkotike Cannabis Sativa, të cilat u asgjësuan nëpërmjet djegies.   

Në vijim, gjatë kontrollit në banesën e 58-vjeçarit, shërbimet e Policisë gjetën 1 armë zjarri pistoletë, me një krehër me municion luftarak”, njoftoi sot policia.
Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Shkodrës, për veprat penale “Kultivimi i bimëve narkotike” dhe “Mbajtja pa leje dhe prodhimi i armëve, armëve shpërthyese dhe i municionit”.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion