Kërkohet lirimi i agresorit të xhamisë, avokati i 34-vjeçarit: Të shtrohet në spitalin psikiatrik

Aktualitet

Kërkohet lirimi i agresorit të xhamisë, avokati i

Avokati i 34-vjeçarit Rudolf Nikolli, i cili dy javë më parë hyri me thikë në dorë në xhaminë e Rrugës së Kavajës në kryeqytet dhe plagosi 5 persona, kërkon që klienti i tij të lirohet nga qelia.
Isuf Shehu i është drejtuar me një kërkesë Gjykatës së Apelit, ku kërkon që 34-vjeçari të shtrohet në spital psikiatrik, për shkak të problemeve me shëndetin mendor.

Shehu kërkon gjithashtu që Nikolli të ekzaminohet nga mjekët psikiatër për të përcaktuar diagnozën e tij. Sipas palës mbrojtëse problemet e shëndetit mendor i kanë shkaktuar atij depresion.
34-vjeçari u la në arrest me burg nga gjykata me kërkesë të prokurorisë 3 ditë pas arrestimit me argumentimin se ka kryer akte me qëllime terroriste.

Nga ana e palës mbrojtëse pretendohet që nuk kemi të bëjmë me veprime terroriste, por të shkaktuara nga çrregullimet e shëndetit mendor.

Lidhur me veprimet e 34-vjeçarit, edhe familjarët e tij u shprehën se nuk kemi të bëjmë me radikalizëm, por me probleme mendore, që ai i ka shfaqur prej 6 muajsh dhe për të cilat kurohej.
Sulmi në xhaminë tek Rruga e Kavajës u regjistrua me 19 Prill, kur disa besimtarë ndodheshin duke kryer ritet fetare. Sapo parkoi biçikletën, i riu u fut në xhami ku u përlesh me disa qytetarë, ndërsa në dalje sulmoi dhe la të plagosur edhe disa të tjerë.

Agresori fillimisht u neutralizua nga kalimtarët  të cilët e mbajtën Nikollin deri sa mbërriti policia.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion