Komiteti i ekspertëve: Maji pritet të rrisë shifrat e të infektuarve me Covid

Aktualitet

Komiteti i ekspertëve: Maji pritet të rrisë shifrat e të

Muaji Maj pritet të na sjellë fillimisht rritje dhe më pas një ulje të shifrave të Covid përgjatë 31 ditëve të tij. Trendi i lehtë rritës që Komiteti i Ekspertëve deklaroi se ka nisur në fund të Prillit pritet të vijojë, por me shifra jo të konsiderueshme e më pas situata do të përmirësohet sërish.

“Presim një rritje të lehtë të numrit të rasteve dy javëshin e parë të muajit Maj dhe nga gjysma e dytë e muajit Maj presim që të vazhdojë sërish trendi rënës i numrit të rasteve”. Mes të infektuar aktual 52% e tyre janë femra, ndërsa 48% meshkuj.

“Pavarësisht se femrat preken më shumë, meshkujt e kalojnë sëmundjen më rënë dhe rastet e fataliteteve janë më të shpeshta”. Edhe pse shifrat janë ulur ndjeshëm dhe numri i personave të imunizuar është në rritje, epidemiologët kërkojnë sërish respektim të masave.

“Është vaksinuar rreth 25% e popullatës adulte, por ajo që është e rëndësishme, është që masat duhet të vazhdojnë të respektohen dhe nuk ka vend për relaksim”. Aktualisht në të gjithë vendin numërohen 19353 raste aktive me Covid-19, prej të cilave 116 po trajtohen ne spitalet Covid.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion