Kapet në Tiranë Daut Laze, u arratis nga burgu i Lezhës në shkurt të këtij viti
Lajmifundit
/
14 April 2025, 22:24
Aktualitet

Kapet nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, shtetasi Daut Laze, 49 vjeç, i cili u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë, me datë 04 shkurt 2025.

Bazuar nga informacionet e marra nga inteligjenca policore, nga shërbimet e Komisariatit të Policisë Nr. 6, në Astir, u bë kapja e shtetasit të shpallur në kërkim Daut Laze, 49 vjeç, banues në Astir.
Ky shtetas, me datë 04 shkurt 2025, u arratis nga Institucioni i Posaçëm Mjekësor në IEVP Lezhë.
Veprimet e metejshme do të kryhen nga Drejtoria Vendore e Policisë Lezhë


