Dy vajza marrin peng 27-vjeçarin ne Tiranë, e dhunuan për para, në kërkim bashkëpunëtori

Aktualitet

Dy vajza marrin peng 27-vjeçarin ne Tiranë, e dhunuan për para,

Dy vajza u vunë në pranga M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe. pasi morën peng një 27-vjeçar, duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti, për t’i marrë para.

Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin.

NJOFTIMI I POLICISË

Tiranë/Vijon operacioni policor i koduar “Kufizimi”.

Vihen në pranga 2 shtetase të shpallura në kërkim 3 ditë më parë, në kuadër të këtij operacioni.

Në vijim të operacionit policor të koduar “Kufizimi”, i zhvilluar 3 ditë më parë nga Sektori për Hetimin e Krimeve të Rënda, në bashkëpunim me Forcën e Posaçme Operacionale, si rezultat i të cilit u vunë në pranga 3 shtetas, janë kryer kontrolle për kapjen e shtetasve të shpallur në kërkim.

Si rezultat, u vunë në pranga shtetaset M. M., 21 vjeçe dhe S. C., 25 vjeçe.

Nga hetimet dyshohet se këto 2 shtetase, 2 shtetasit e arrestuar gjatë operacionit dhe shtetasi në kërkim K. N., kanë bashkëpunuar me njëri-tjetrin, për t’i marrë para, 27-vjeçarit, duke i hequr lirinë, për disa orë, dhe duke e dhunuar fizikisht atë, në ambientet e një apartamenti.

Punohet për kapjen e shtetasit K. N.

Materialet proceduriale do t’i kalojnë Prokurosisë, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion