"Kam frikë mos e vret...”/ Prindërit në alarm për zhdukjen e 37-vjeçares në Fier: Është me kartelë

Aktualitet

"Kam frikë mos e vret...”/ Prindërit në alarm për

Një 37-vjeçare e cila vuan nga probleme të shëndetit mendor, është larguar prej mëngjesit të së shtunës nga banesa e saj në Fier.

Selime Hasa, e cila kohë që kishte ndërprerë mjekimin, nga fshati Peshtan- Bregas është larguar e vetme. Prindërit e dëshpëruar, Shefqet e Dallendyshe Hasa, thonë se kjo është hera e dytë që vajza largohet nga banesa.

Ata kanë denoncuar humbjen e vajzës në komisariatin e policisë Fier, teksa kanë kërkuar edhe ndihmën e medias për ta gjetur.

“Më ka humbur vajza. Ditën e shtunë. Nuk ka as të dhëna, se ç’a veshi. Vajza është 37-vjeç. Këtë radhë është larguar, e ka marrë dikush e ka nxjerr veç. E kam me kartelë.

Nuk i pi ilaçet. Bëmë denoncim. Kam frikë mos e merr tjetri e vret. Nuk di, ikën kot. Nuk ka bukë fare”, kanë thënë prindërit.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion