80 mijë euro për ta vrarë/ Si nisi përplasja për një borxh mes vëllezërve Pashaj me të lindurin me këmishë, Aredin Beharin

Aktualitet

80 mijë euro për ta vrarë/ Si nisi përplasja për

Aredin Behari, objekti i dy sulmeve me armë, rezulton të jetë një tregtar nafte në qytetin e Fierit.

Ai është pjesë mbikëqyrëse e shoqërisë aksionere të  hidrokarbureve Ed-Al e themeluar në janar 2021.

Dy vëllezerit Ardjan dhe Albert Pashaj kanë pasur konflikt për shkak të borxheve financiare që i kishte Aredin Behari.

Palët ishin përfshirë në një konflikt gjyqësor në shkallë të parë në Fier dhe në gjyjatën e Apelit Vlorë.

Në shkallën e parë e ka fituar gjyqin Aredin Behari ndërsa në Apel, gjyqin e kishin fituar dy vellezërit Pashaj.

Këta të fundit kanë arritur t’ia marin një shtëpi Aredin Pashaj, por me pas ky i fundit i ka kundërshtuar me padi civile ne gjykatë.

Për të shlyer borxhet financiare, Aredin Behari është futur aksioner tek kompania e dy vllezërve Pashaj.

Raportohet se njëri nga vëllezërit, Albert Pashaj pa dijeninë e vëllait tjetër Ardjanit, ka kontraktuar Henrik Hoxhajn dhe Skerdi Tasin për të vrarë Aredin Beharin.

Një gjë e tillë është bërë në vitin 2017 dhe në vitin 2019, si shenjë hakmarje për mosmarjen e borgjeve financiare nga Aredin Behari. Ky i fundit i ka shpëtuar të dy atentateve.

Të dy episodet e vrasjes së mbetut në tentativë, janë treguar kohët e fundit në SPAK nga bashkëpuntori i prokurorisë Henrik Hoxhaj, duke sjellë arrestimin e njërit prej vellezerve Pashaj dhe riarestimin e Henrik Hoxhaj dhe Skerdi Tasit.

Ndërkohë, SPAK ka sekuestruar dosjet civile dhe penale nga Fieri, ku tregohet historiku i konfliktit mes vëllezërve Pashaj dhe Aredin Beharit./oranews

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion