“Ju lutem na nxirrni jashtë, na shpëtoni”, tre shqiptarët u dogjën brenda makinës në sy të familjarë, dëshmitari: S`mund të bënim asgjë

Një dëshmitar okular përshkroi momentet dramatike te aksidentit që ndodhi të hënën pasdite pak para kabinës së pagesës Iasmos në autostradën Egnatia, kur një kamion u përplas me dy makina, duke bërë që ato të merrnin flakë e duke vrarë tre persona.
Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktor Bushi 59-vjeçar, gruaja e tij 57-vjeçare, Marianka, dhe një miku i tyre Klarenc Kacaj, 61-vjeç i cili ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Siç i tha ai ANT1, "mund t'i dëgjonim të tre personat duke na lutur t'i nxirrnim jashtë. 'Na nxirrni jashtë, na nxirrni jashtë'. Ata bërtisnin 'ndihmë, na nxirrni jashtë, na shpëtoni'. Njerëzit po digjeshin të gjallë. I pamë me sytë tanë dhe të tre ishin karbonizuar. Nuk mundëm t'i nxirrnim jashtë, ishin bllokuar."- tha deshmitari.
Duke shpjeguar se çfarë ndodhi, ai tha se "gomat filluan të shpërthenin. Brenda një sekonde të shkurtër, makina mori flakë. Filloi të bënte shumë shpërthime. Zjarri vinte nga kamioni shumë fort. Ishte i shpejtë dhe i fortë."
Shqiptaret po ktheheshin nga një dasmë.
Viktimat e aksidentit tragjik me makinë janë Viktori 59-vjeçar, gruaja e tij 57-vjeçare, Marianka, dhe shoqja e tyre 61-vjeçare e cila ishte ulur në sediljen e pasagjerit.
Marianka ishte ulur në sediljen e pasme të makinës pranë gruas 49-vjeçare të 61-vjeçarit, e cila ishte e vetmja mbijetuese pasi arriti të dilte nga makina që po digjej.
Të katër po ktheheshin nga një dasmë në Xanthi, ndërsa në makinën e dytë që goditi kamioni ishin vajza e Viktorit dhe Mariankës, dhëndri i tyre dhe dy nipërit e mbesat e tyre, të moshës 4 dhe 6 vjeç.
Kur kamioni goditi makinën që drejtohej nga 59-vjeçari, ata më pas u përplasën me makinën në të cilën udhëtonin vajza e tij shtatzënë, bashkëshorti i saj dhe dy fëmijët e tyre.
Të dy makinat ishin duke shkuar për në Ksanthi, në një zonë prej rreth 600 metrash te pika e pagesës, kur kamioni goditi të parën.
Pas perplasjes fatale, zjarri shpërtheu në vendngjarje, duke rezultuar në vdekjen e shoferit 59-vjeçar, gruas së tij dhe mikut të tyre./prototema


