Iu shemb banesa nga përmbytjet, i zoti i shtëpisë apel për ndihmë: Jam i sëmurë, ku t’i çoj fëmijët?!

Aktualitet

Iu shemb banesa nga përmbytjet, i zoti i shtëpisë apel për


Një banesë është shembur në fshatin Rëmenj të Pogradecit, si pasojë e prurjeve të ujit nga reshjet e dendura që kanë pushtuar vendin tonë që prej ditës së hënë.
Pronari i banesës së shembur, bën apel për ndihmë. Në një prononcim për News24 mes lotësh ai thotë se është i sëmurë dhe se bën kimioterapi në Tiranë.

Ai shprehet i dëshpëruar për të ardhmen dhe fëmijët e tij.

“Bëj kimio, ku të vete unë, jam vetë i gjashti. Ku të fle sot unë? Fëmijët i kam çuar te komshia”,tha banori.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion