Iu gjet furgoni i mbushur me armë, Eugert Sino: Nuk kam lidhje, s'e di kush i ka vendosur brenda tij

Policia e Tiranës ka vënë në pranga 34-vjeçarin Eugert Sino mesditën e djeshme, pasi dyshohet se zotëronte një arsenal armësh dhe pajisje të kundërligjshme. Eugert Sino dyshohet se i kishte fshehur armët, të cilat mendohet se janë të trafikuara. Gjatë operacionit, policia ka sekuestruar një sasi të konsiderueshme armësh dhe pajisjesh ushtarake.
Furgoni kishte prej një muaji në rrugën "Myslym Shyri" në Tiranë. Fillimisht ka ndërhyrë Policia Rrugore, si pjesë e një manovre të agjentëve, me argumentin se automjeti kishte bllokuar rrugën.

Furgoni me mbishkrimin "Mirëmbajtja Rrugore", që dyshohet se ishte përdorur si kamuflim nga trafikantët, është në pronësi të të arrestuarit Eugert Sino.
Ky i fundit, i marrë në pyetje mbrëmjen e djeshme nga policia, ka mohuar çdo lidhje me armët, duke deklaruar se nuk ka dijeni se kush i ka vendosur ato në furgon, i cili, sipas tij, ka qëndruar i parkuar pranë banesës së tij.


