Ishte larguar nga banesa, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin e fshatit Mborje

Aktualitet

Ishte larguar nga banesa, gruaja gjendet pa shenja jete në lumin e fshatit
Mëngjesin e sotëm, një e moshuar nga Korça, është gjetur pa shenja jete në lumin e fshatit Mborje, ndërsa një ditë më parë ishte larguar nga banesa.

Sipas informacioneve, e moshuara  vuante nga probleme të shëndetit mendor. Autoritetet po punojnë për shkaqet e vdekjes.


Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.

Korçë/Informacion paraprak

Mëngjesin e sotëm, në lumin e fshatit Mborje, është gjetur pa jetë dhe pa shenja dhune shtetasja L. Th., rreth 80 vjeçe, banuese në Korçë. Nga deklarimet e marra familjarëve të saj, rezulton se kjo shtetase vuante nga probleme të shëndetit mendor dhe ishte larguar nga banesa, ditën e djeshme.

Grupi hetimor po punon për përcaktimin e shkaqeve të vdekjes dhe sqarimin e rrethanave të ngjarjes.

ME TE LEXUARAT