Ish-truproja tregon pengun e Fatos Nanos: Ndaj tij u hakmor politika! Ndoqi parimet për një Shqipëri demokratike

Aktualitet

Ish-truproja tregon pengun e Fatos Nanos: Ndaj tij u hakmor politika! Ndoqi

Ish-truproja i Fatos Nanos, Viktor Agolli, kujtoi me respekt figurën e ish-kryeministrit, duke theksuar drejtësinë, durimin dhe vizionin e tij për Shqipërinë.

Agolli e përshkroi Nanon si një njeri që “kurrë nuk u hakmor”, edhe pse ndaj tij u kryen veprime politike të padrejta.

“Një njeri që kurrë nuk u hakmor, edhe pse ndaj tij u hakmor politika. Jetën politike nuk ja shkatërroi vetëm Sali Berisha, por edhe bashkëpunëtorët e vet, Servet Pëllumbi, Ilir Meta, Namik Dokle, Luan Hajdaraga e shumë të tjerë. Fatos Nano do mbahet mend për njerëzit e thjeshtë për atë që bëri. E mori në 97 të shkatërruar. Njeriu që ndoqi parimet e veta për një Shqipëri të demokratizuar dhe tolerante. Është ai Fatos Nano që i njohu dorëheqjen dhe nuk e kthye më kurrë në politikë. I mori njerëzit nga rruga dhe i bëri ministra. Kishte miq nga Bill Clinton dhe shumë të tjerë. Ishte burrë shteti”, tha ai.



Në fund, Agolli tregoi edhe pengun e  Fatos Nanos: “A kishte peng? Normal, presidenti. Duket kush nuk e vuri, përveç PD dhe partia e majtë nuk donte që Fatos Nano të ishte president.”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion