Ish-kreu i "Bandës së Durrësit", Lulzim Berisha kthehet në gjykatën ku u dënua përjetë!

Aktualitet

Ish-kreu i "Bandës së Durrësit", Lulzim Berisha kthehet

Pasi zbriti në aeroportin e Rinasit, ish-kreu i Bandës së Durrësit, Lulëzim Berisha, u shoqërua në masa ekstreme sigurie drejt paraburgimit 313 në kryeqytet.

Berisha mbërriti në vendin tonë nga Spanja,  ku u arrestua në dhjetor të vitit 2023, në zbatim të një urdhër-kërkimi ndërkombëtar nga SPAK dhe një vendimi gjyqësor të pazbatuar prej tij.

Një 1 vit e 3 muaj qëndrim në shtetin spanjoll, ku u gjet më një pamje të jashtme të transformuar dhe me një kartë identiteti bullgare false, ish-kreu i bandës së Durrësit bëri një betejë ligjore për mosekstradim në Shqipëri.

Me vënien në dispozicion të drejtësisë shqiptare, brenda5 ditësh Berisha do të përballet me Gjykatën e Posaçme, për verifikimin e masës së sigurisë “arrest në burg” të marrë në mungesë në vitin 2020. Kjo seancë, por edhe procesi gjyqësor në vazhdim e sipër ndaj tij në Gjykatën e Posaçme, e kthen Berishën si të pandehur në të njëjtën godinë, dikur seli e Gjykatës për Krimet e Rënda, e cila më shumë se një dekadë më parë vulosi një dënim me burg përjetë ndaj tij.

 

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion