“Ish- i dashuri më ngacmon motrën”, zbardhet plagosja në Shijak, si nisi konflikti

Aktualitet

“Ish- i dashuri më ngacmon motrën”, zbardhet plagosja

Policia ka zbardhur plagosjen e ndodhur në një pikë servisi makinash një ditë më parë në Shijak. Forcat e rendit kanë vënë në pranga Albano Domin, ndërsa janë shpallur në kërkim dhe 2 të tjerë.

Përfundimi i një lidhje 4-vjeçare me një vajzë nga ana e Albano Domit ishte shkak i shkëmbimit të zjarrit të premten në subjektin që tregtonte aksesorë makinash të premten në Xhafzotaj të Durrësit.

Nga shkrepja e armës mbeti i plagosur një i rastësishëm, punonjës i subjektit tregtar, 36-vjeçari Enidor Dedja.

Domi, pronari i “Auto Domi” kishte ngacmuar pak ditë më parë ish-të dashurën e tij, e cila ia kishte treguar të gjithë ngjarjen motrës së saj.

E motra, e cila bashkëjetonte me Xhejms Palodhin, i shpallur në kërkim nga policia e Durrësit, i ka treguar bashkëjetuesit të saj, se ish i dashuri vijonte t’i ngacmonte motrën.

Prandaj ai dhe Domi u takuan në Durrës të enjten në mbrëmje dhe nga debati me tone të larta të dy përfunduan duke u rrahur me njëri-tjetrin.

Të premten, ditën dhe kur u regjistrua shkëmbimi i zjarrit, Palodhi mori me vete mikun e tij Arbër Hoxha dhe shkuan në Shijak me pretendimin për t’u sqaruar me Domin.

Sapo kanë hyrë në dyqanin e tij, ka nisur përleshja mes të treve, e cila ka vijuar me nxjerrjen e armës nga Arbër Hoxha, një plumb prej të cilit preku Enidor Dedjan, pa asnjë lidhje me konfliktin.

Hetuesit e Sektorit të Krimeve të Rënda në Durrës e arrestuan këtë të shtunë Domin, nën akuzën e kanosjes dhe armëmbajtjes pa leje, pasi iu gjet në shtëpi edhe pistoleta që qëlloi në konflikt, ndërsa në kërkim u shpallën Xhejms Palodhi dhe Arbër Hoxha, nën akuzë për vrasje me dashje e mbetur në tentativë dhe armëmbajtje pa leje./euro news

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion