Ish-drejtoresha e BKH emërohet në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit

Aktualitet

Ish-drejtoresha e BKH emërohet në krye të Departamentit për

Ish-drejtuesja e Byrosë Kombëtare të Hetimit, Aida Hajnaj, është emëruar në krye të Departamentit për Teknologjinë e Informacionit në Policinë e Shtetit.

Sipas përcaktimeve ligjore për Policinë e Shtetit, Hajnaj duhej të rikthehej në të njëjtin pozicion që mbante më parë. Mosrikthimi i saj nga ish-drejtori i përgjithshëm Ilir Proda e shtyu atë t’i drejtohej Gjykatës Administrative.

Vendimi i gjykatës çoi në anulimin e garës për drejtimin e departamenteve në Policinë e Shtetit.

Ky zhvillim vjen pas largimit të saj nga Byroja Kombëtare e Hetimit. Mandati i Hajnajt në krye të BKH-së përfundoi më 31 gusht 2025, ndërsa më pas, në shtator KLP e liroi atë nga detyra.

Para se të zgjidhej në krye të Byrosë Kombëtare të Hetimit (BKH) në vitin 2020, Aida Hajnaj mbante postin e Zëvendësdrejtores së Përgjithshme të Policisë së Shtetit.

Ajo ka shërbyer në këtë pozicion të lartë drejtues nga viti 2018 deri në gusht 2020. Përveç kësaj, ajo ka ushtruar edhe detyrën e drejtores në struktura të tjera të Policisë.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion