Investimi në pikën e grumbullimit në Lushnje, Rama publikon pamjet (Video)
Lajmifundit
/
10 June 2021, 08:19
Aktualitet

Kryeministri Edi Rama ka publikuar në Facebook mëngjesin e sotëm një video nga Lushnja, ku tregon ndihmën që qeveria u ka dhënë pikave të mëdha të grumbullimit. Sipas Ramës, këto pika shumë shpejt mund të bëhen më të mëdhatë në rajon.
“MIRËMËNGJES
dhe me punën në tre prej pikave më të mëdha të grumbullimit në Lushnje që edhe falë mbështetjes tonë aspirojnë të bëhen më të mëdhatë në rajon në këtë fushë, ju uroj një ditë të mbarë ”, shkruan kryeministri.
Kujtojmë se Edi Rama arriti të fitojë sërish zgjedhjet e 25 prillit, duke marrë mandatin e 3.


