E frikshme në SHBA, brigjet perëndimore përballen me thatësirën më të madhe në histori

Bota

E frikshme në SHBA, brigjet perëndimore përballen me

Një raport publikuar në një uebfaqe amerikane ka treguar së fundmi se rreth ¾ e rajonit përballen me thatësirën më të keqe në histori në një kohë kur temperaturat në shtetet federale perëndimore të SHBA-së janë mbi normalen.

“Monitor” njoftoi se thatësira në brigjet perëndimore të vendit në pranverën e vitit 2021 është më e ashpër se një vit më parë, me kushte të motit që do të rrisin rrezikun e zjarreve dhe mungesës së ujit këtë verë. Po ashtu, thuhej se disa pjesë të shteteve perëndimore si Kalifornia, Nevada dhe Ëashingtoni përjetuan temperatura shumë të larta javën e kaluar, më shumë se 38 gradë Celsius.

Tre të katërtat e shteteve perëndimore po luftojnë me nivelet më të këqija të thatësirës në historinë e SHBA-së. Guvernatori i Kalifornisë, Gavin Neësom tha se u duhej një buxhet rekord prej 2 miliardë dollarësh për të luftuar zjarret dhe për të zgjeruar flotën e avionëve të zjarrfikësve.//AA

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion