Alarmohet Franca, kryeministri infektohet me Covid-19 pasi mori vaksinën AstraZeneca
Lajmifundit
/
10 June 2021, 08:06
Bota

Në Francë vjen lajmi se kryeministri i vendit, Jean Castex dhe bashkëshortja e tij, janë infektuar me Covid-19. Mediat vendase bëjnë me dije se çifti është karantinuar, por problemi është se të dy ata kishin marrë një dozë të vaksinës anti- Covid, AstraZeneca.
Asnjë reagim nga autoritetet shëndetësore, ndërsa gjendja e Castex është e mirë, pa asnjë simptomë shqetësuese.


