Incidenti në Ali Dem, reagon PSD: Nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale!

Aktualitet

Incidenti në Ali Dem, reagon PSD: Nuk ka asnjë lidhje me zyrën

Partia Socialdemokrate, PSD ka reaguar së fundmi në lidhje me incidentin e regjistruar mesditen e sotme ë rrugën “Ali Demi”. Sipas reagimit të PSD-së në "Facebook" incidenti nuk ka lidhje me zyrën e tyre elektorale.

Më tej theksohet se incidenti ka ndodhur pranë ambienteve të tyre por shtuan se asnjë nga anëtarët apo simpatizantët e tyre nuk ka qenë të përfshirë në konflikt. PSD shkruan se dënon çdo akt dhune dhe presin që organet që të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

Reagimi i plotë:

Partia Socialdemokrate sqaron opinionin publik se ngjarja   ndodhur këtë mesditë në rrugën “Ali Demi”, nuk ka asnjë lidhje me zyrën tonë elektorale apo me aktivitetin e Partisë Socialdemokrate.

Vendi ku ka ndodhur incidenti ndodhet pranë ambjenteve tona, por asnjë nga anëtarët apo simpatizantët tanë nuk ka qenë i përfshirë në konfliktin në fjalë.

Dënojmë çdo akt dhune dhe presim që organet kompetente të sqarojnë plotësisht rrethanat e ngjarjes.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion