Premtonin banesa sociale në këmbim të parave, dënohen tre zyrtarët në Durrës

Aktualitet

Premtonin banesa sociale në këmbim të parave, dënohen tre

Gjykata e Posaçme dënoi me 5 vite e 8 muaj heqje lirie, tre ish-zyrtarë në Durrës që premtonin banesa sociale në këmbim të shumave monetare.

Togat e zeza dënuan me  2 vite e 4 muaj burg Gëzim Sylaj, 1 vit e 4 muaj burg Vasil Karasaliun dhe 2 vite burg Viola Memën.

Kater të pandehur të tjerë u dënuan në total me 5 vite e 4 muaj burg, por ky dënim u pezullua dhe u vendosën në shërbim prove. 

Sipas hetimeve, këta persona në bashkëpunim me njeri-tjetrin, u premtonin qytetarëve kundrejt parave dhënien e banesave sociale në Durrës.

ME TE LEXUARAT