IKMT nis shembjet në Ksamil dhe Sarandë, parashikohet prishja e 10 objekteve pa leje

Aktualitet

IKMT nis shembjet në Ksamil dhe Sarandë, parashikohet prishja e 10

Aksioni për lirimin e hapësirave publike ka vijuar këtë të mërkurë në Bashkinë e Sarandës, ku Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur shembjen e objekteve pa leje në Ksamil.

Lajmin e bëri të ditur kreu i IKMT-së, Afrim Qëndro, përmes një postimi në rrjetet sociale, ku theksoi se operacioni po zhvillohet në bashkëpunim me IMT-në vendore dhe me mbështetjen e Policisë së Shtetit.

Sipas tij, ndërhyrja synon goditjen e paligjshmërisë dhe mbrojtjen e hapësirave publike. Aksioni do të vijojë edhe ditën e nesërme në qytetin e Sarandës.

Në total parashikohet prishja e 10 objekteve, mes tyre struktura betonarme, metalike dhe druri, të cilat sipas autoriteteve janë ndërtuar pa dokumentacionin përkatës dhe në kundërshtim me ligjin.

Qëndro theksoi se për të gjitha rastet janë ndjekur procedurat ligjore dhe janë vendosur masat administrative përkatëse.

Inspektorati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit, në bashkëpunim me IMT-në vendore dhe mbështetjen e Policisë së Shtetit po ndërhyn në Bashkinë e Sarandës me synim goditjen e paligjshmërisë dhe mbrojtjen e hapësirave publike. Ditën e sotme ka filluar prishja e objekteve pa leje në njësinë administrative të Ksamilit ndërsa do të vazhdojë edhe ditën e nesërme në qytetin e Sarandës.

Në total, parashikohet prishja e 10 objekteve mes të cilave struktura beton/arme, metalike ose druri. Objektet janë ndërtuar pa dokumentacionin përkatës dhe në shkelje të ligjit. Për të gjitha rastet, IKMT ka ndjekur rrugën ligjore dhe masat përkatëse administrative”, shkruhet në njoftim.

ME TE LEXUARAT