I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në Finiq

Aktualitet

I zhdukur prej dy ditësh, gjendet i pajetë 91-vjeçari në

91 vjeçari pas largimit nga jeta të bashkëshortes së tij jetonte i vetëm, pasi dy fëmijët e tij janë në emigracion prej vitesh në Greqi.

Prej dy ditësh, që në datën 9 shkurt ishte larguar nga shtëpia dhe nuk ishte kthyer më.

Kanë qenë banorë të fshatit ata që njoftuan më mosardhjen e tij në shtëpi, duke u shprehur se ai kurrë nuk largohej nga shtëpia.

Me të marrë njoftimin ka nisur operacioni i kërkim shpëtimit nga MZSH bashkia Finiq.

Pas kërkimit prej dy ditësh mesditën e sotme me pjesëmarrje të banorëve të fshatit, policisë si dhe shërbimit zjarrfikës u gjet i pajetë trupi i të moshuarit.

Trupi i tij u gjet në përroin e fshatit.

Grupi zjarrfikës pasi u bë ekspertiza e vendit të ngjarjes nga eksperti i policisë së shtetit, e transportoi trupin deri tek rruga, për tek ambulanca për të vazhduar më tej me procedurat e tjera.

Sipas burimeve mësohet se vdekja e 91 vjeçarit dyshohet të ketë qenë natyrale, por që dyshohet të ketë ndikuar edhe qenia e tij prej dy ditësh jashtë. Nga kqyrja e kufomës mësohet se nuk kishte shënja dhune.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion