Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e katër pjesëtarëve të familjes Kola nisen drejt Shqipërisë

Aktualitet

Humbën jetën në mënyrë tragjike në Itali, trupat e

Katër pjesëtarët e familjes Kola, të cilët humbën tragjikisht jetën disa ditë më parë në Porcari, Itali, u nisën drejt Shqipërisë, ku do të prehen në fshatin e tyre, Gryksh i Madh, Peqin.

Kryefamiljari Arti Kola, bashkëshortja e tij Jonida Kola dhe dy fëmijët e tyre, Hajdar dhe Xhesika, 22 dhe 15 vjeç, ndërruan jetë më 4 shkurt në shtëpinë e tyre si pasojë e helmimit nga monoksidi i karbonit, i shkaktuar nga një kaldajë gazi e instaluar së fundmi.

Trupat janë nënshtruar analizave toksikologjike në Itali, ndërsa tashmë është mundësuar kthimi i tyre në Shqipëri. Për transportin e trupave, vëllai i Artit, Durim Kola, hapi një fushatë GoFundMe, e cila brenda dy ditësh mblodhi mbi 75 mijë euro.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion