Ambasada e SHBA në Tiranë zbardh takimet e zyrtarit të lartë të DASH në Shqipëri: Fokus lufta ndaj narkotrafikut

Aktualitet

Ambasada e SHBA në Tiranë zbardh takimet e zyrtarit të lartë

Ambasada Amerikane në Tiranë përmes një postimi në “Facebook” ka ndarë zbardhur detaje nga takimet e zhvilluara këtë të mërkurë mes drejtorit të Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski me disa përfaqësues të lartë në Shqipëri.

Ambasada thekson se SHBA-ja së bashku me partnerët e saj është e angazhuar për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët, kërcënojnë kufijtë dhe cenojnë sigurinë kombëtare. Në postim, Ambasada ka ndarë edhe pamje nga takimi ku e pranishme ishte edhe ministrja, Albana Koçiu.

“Duke shfaqur forcën e partneritetit në fushën e zbatimit të ligjit mes Shteteve të Bashkuara dhe Shqipërisë dhe luftën e palodhur të Administratës Trump kundër krimit të organizuar ndërkombëtar dhe trafikimit të narkotikëve, Drejtori i Zyrës për Europën dhe Azinë i Byrosë së Çështjeve Ndërkombëtare të Narkotikëve dhe Zbatimit të Ligjit të Departamentit të Shtetit, Mark Tervakoski, u takua me përfaqësues të zbatimit të ligjit, drejtësisë, shoqërisë civile dhe misioneve ndërkombëtare në Shqipëri.

Shtetet e Bashkuara janë të përqendruara në ofrimin e aftësive, mjeteve dhe bashkëpunimit në Shqipëri dhe në rang global për partnerët që ndajnë angazhimin tonë për të luftuar kriminelët që dëmtojnë qytetarët e vendeve tona, kërcënojnë kufijtë tanë dhe cenojnë sigurinë tonë kombëtare”, shkruan Ambasada Amerikane.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion