I mori jetën bashkëshortes në Shkodër/ Vihet në pranga turisti amerikan

Aktualitet

I mori jetën bashkëshortes në Shkodër/ Vihet në pranga

Policia ka vënë në pranga ditën e sotme 57-vjeçarin amerikan i cili ditën e djeshme vrau bashkëshorten e tij S. S., 54 vjeçe.

Në njoftim thuhet se ngjarja ka ndodhur për motive të dobëta pasi dyshohet se autori ka qenë i dehur dhe ka dhunuar e goditur me mjet prerës bashkëshorten e tij. 54-vjeçarja si pasojë e plagëve të marra ndërroi jetë në vendngjarje.

Njoftimi i policisë

Drejtoria Vendore e Policisë Shkodër

Specialistët për Hetimin e Krimeve ndaj Personit në DVP Shkodër arrestuan shtetasin amerikan B. S., 57 vjeç, për veprën penale “Vrasja për shkak të marrëdhënieve familjare”, pasi: Më datë 02.05.2025, në lagjen “Vasil Shanto”, në një banesë të marrë me qira, dyshohet se në gjendje të dehur, për motive të dobëta, ka dhunuar e goditur me sende të forta dhe me mjet prerës, bashkëshorten e tij shtetasen S. S., 54 vjeçe, e cila si pasojë e dëmtimeve ka humbur jetën në vendin e ngjarjes.

Gjithashtu turisti amerikan pasi goditi për vdekje bashkëshorten, tentoi t’i jepte fund jetës së tij duke prerë damarët.

 

 

ME TE LEXUARAT