Grabiti shitësen dhe dyshohet se tentoi ta përdh*nonte, kush është autori i kërkuar

Aktualitet

Grabiti shitësen dhe dyshohet se tentoi ta përdh*nonte, kush

Një ngjarje e rëndë është shënuar ditën e djeshme në lagjen nr.2 të qytetit të Sarandës.

Një person, nën kërcënimin e thikës, ka arritur të grabisë nga shitësja e një dyqani konfeksionesh, një sasi prej 60.000 lekë të reja. Veprimet e agresorit nuk kanë mbetur me kaq, pasi ka ushtruar dhunë ndaj të resë 26-vjecare dhe dyshohet se ka tentuar të kryejë edhe marrëdhënie seksuale me dhunë me të.

Policia ka arritur të identifikojë dhe shpallë në kërkim autorin e dyshuar, i cili rezulton me precedentë të shumtë penale për raste të ngjashme.

Ai është Jorgo Kumaraku alise Leonard Kumaraku, 48 vjec, nga fshati Livadhja i Bashkisë Finiq, përdorues i lëndëve narkotike.

Kumaraku, në vitin 2007 ka grabitur duke kërcënuar me armë lodër punonjësen e kazino “Perla” në Sarandë, ngjarje për të cilën është dënuar me 5 vjet burg. Në vitin 2008 atij i është gjetur në qeli një celular, për të cilin ka dhënë deklaratë të rreme sikur e kishte futur në qeli një polic i paraburgimit Sarandë.

Ky i fundit u arrestua por u la i lirë pasi u zbulua gënjeshtra e Kumarakut, duke bërë që ky i fundit të dënohej me 6 muaj burg. Në shtator 2013 me një pistoletë lodër dhunoi dhe grabiti punonjësen e kazino “Admiral” ne Sarandë.

Një dite pas ngjarjes së Sarandës, dhunoi dhe grabiti me pistoletë lodër punonjësen e një kazinoje tek Ura e Lumit në Gjirokastër. Në vitin 2022 u dënua me 1 vit e 4 muaj burg per “kanosje” dhe “prodhim dhe mbajtje pa leje te armeve te ftohta”, pasi kanosi pranë një bankomati banke punonjësen e një zyre private në Sarandë.

Në korrik 2023 u arrestua për vjedhje në një hotel në fshatin Livadhja të Bashkisë Finiq. Kumaraku është përdorues narkotikësh dhe i dënuar në Greqi për “trafik narkotikësh”

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion