Grabiti një dyqan dhe dyshohet se tentoi të ab*zojë me shitësen, 48-vjeçari shpallet në kërkim nga policia
Lajmifundit
/
3 Maj 2025, 09:56
Aktualitet

Një 48-vjeçar është shpallur në kërkim nga policia, pasi dyshohet se një ditë më parë ka grabitur një dyqan nën kërcënimin e thikës. Ngjarja ka ndodhur në lagjen nr. 2, Sarandë.
Sipas policisë, dyshohet se ka vjedhur me dhunë një shumë prej 60000 lekësh nga shitësja e dyqanit, 26 vjeçe, e cila si pasojë ka pësuar dëmtime fizike.
Gjithashtu, dyshohet se ka tentuar të kryejë marrëdhënie seksuale me dhunë ndaj saj. Ndërkohë vijon puna intensive për lokalizimin dhe kapjen e autorit të dyshuar.
Materialet iu referuan Prokurorive përkatëse, për veprime të mëtejshme.

