Vrasja e Gentjan Bejtjas, “arrest në burg” për Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhiu, të arrestuar për vrasjen e Gentjan Bejtjas janë paraqitur këtë të enjte në gjykatën penale.
Seanca ka nisur prej orë 14:15 dhe pritet edhe vendimi për dy të arrestuarit. Ish-polici i Burgjeve, Gentian Bejtja u qëllua në banesën e tij me 15 mars 2024, në Larushk të Fushë Krujës. I dyshuari kryesor për vrasjen e ish-policit të burgjeve Gentian Bejtja është Ilir Beqaraj, i cili rezulton me dy mbiemra të tjerë përkatësisht, Brahimi dhe Mançellari.
Edison Haxhiu dyshohet se u ka ardhur në ndihmë autorëve të largohen menjëherë pas ngjarjes duke ua vënë në dispozicion makinën e tij tip “Golf”.
Dinamika si lëvizën autorët e dyshuar
Nga tërësia e veprimeve hetimore ka rezultuar se autorët janë afruar tek banesa e shtetasit Gentjan Bejtja me automjetin e markës “Land Rover Discover” me ngjyrë të zezë dhe pas kryerjes të vrasjes po me këtë automjet janë larguar në aksin rrugor Larushkë – Thumanë, pas kalimit të mbikalimit të Fushë Krujës, janë kthyer majtas dhe në fshatin Hasan kanë djegur automjetin e mësipërm.
Nga kryerja e veprimeve hetimore është vërtetuar se autorët janë larguar me një automjet tip “Golf” me ngjyrë të zezë, pa targë në pjesën e pasme, duke ndjekur intererarin nga vendi i djegies së automjetit në drejtim të rrugës kryesore Thumanë-Fushë Krujë, kanë devijuar djathtas në mbikalimin e Fushë Krujës dhe janë larguar në drejtim të fshatit Bubq, Krujë.
“I fundosi” “Golf” -i i përdorur për vrasjen e Gentjan Bejtjas, lir Beqaraj dhe Edison Haxhia sot në gjyq

Ilir Beqaraj dhe Edison Haxhia dalin sot para Gjykatës së Tiranës për tu njohur me masën e sigurisë. Të arrestuarit pas vrasjes së Gentian Bejtjas në Larushk mbrohen nga avokati Sokol Tahiri.
Beqaraj i njohur edhe me mbiemrat Brahimi dhe Mançellari akuzohet për armëmbajtje pa leje dhe falsifikim dokumentesh pasi në banesë iu gjet një pistolete dhe një pasaportë false kosovare.
Ai dyshohet se ka përdorur mjetin golf që largoi autoret e vrasjes pas djegies se makinës Land Rover që përdorën në vrasje. Ndërkohë Edison Haxhia akuzohet për sigurim te kushteve dhe mjeteve për të kryer vrasjen si pronar i automjetit golf.


