Afera me Inceneratorin e Elbasanit, SPAK merr të pandehur dhe ish gruan e Arben Ahmetajt!

Report TV mëson se e pandehur do të merret dhe ish bashkëshortja e ish zv/kryeministrit Arben Ahmetaj.
Mësohet se fletëthirrja për tu paraqitur që ti komunikohet akuza në SPAK i është dërguar edhe Albina Mançka.
Ende nuk dihet akuza që do ti komunikohet, teksa emri i saj zë vend të konsiderueshëm në dosjen hetimore të SPAK sa i takon pasurisë tjetërsimit të pronave apo faturave të majme të pajustifikuara për investime në apartamente dhe vilën në Palasë.
Inceneratori i Elbasanit, SPAK merr të pandehur ish-zv.kryeministrin Arben Ahmetaj

Ish zv/kryeministri Arben Ahmetaj merret I pandehur për aferën me inceneratorin e Elbasanit.
Prokuroria e Posaçme ka nisur komunikimin e akuzave ndaj Arben Ahametajt, Klodian Zotos dhe Mirel Mërtirin, lidhur fraksionin e ndarë të inceneratorit të Elbasanit.
Ahmetaj është nën hetim për procedimin penal 277/1 për veprat penale pastrim parash, korrupsion në 6 raste dhe fshehje pasurie.
Gjatë hetimeve pas kallëzimeve që u bënë ndaj tij, se ka përfituar dhurata e udhëtime të paguara nga administratorët e inceneratorëve, u ngritën 3 akuza teksa u shpall në kërkim ndërkombëtar.
Lidhur procedimin e parë për grupin e zyrtarëve mes të cilëve edhe ish-ministri i mjedisit Lefter Koka, GJKKO ka përfunduar gjykimin duke dhënë edhe dënimet përkatëse.


