I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore, 34-vjeçarit i sekuestrohen pasuritë me vlerë 228 mijë €

Aktualitet

I dënuar për trafikim të qënieve njerëzore,

Një apartament dhe 2 automjete me vlerë rreth 228 mijë euro i janë sekuestruar shtetasit I. Gj., 34 vjeç nga Tiranë.

Operacioni u zhvillua në zbatim të vendimit të Gjykatës së Tiranës për sekuestrimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale. Vendimi erdhi pasi 34-vjeçari është dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Njoftimi i policisë:

Tiranë/Finalizohet operacioni policor i koduar “Real Oëner”, për gjurmimin e pasurive që rrjedhin nga veprimtaria kriminale.

Operacioni, nga Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës.

Sekuestrohen pasuri të një shtetasi të dënuar për trafikim të qënieve njërëzore. 

Pasuritë (1 apartament dhe 2 automjete), me vlerë rreth 228 mijë euro, ishin regjistruar në emër të babait të shtetasit të dënuar.

Seksioni për Hetimin e Pastrimit të Parave dhe Aseteve Kriminale, në bashkëpunim me Agjencinë e Administrimit të Aseteve të Sekuestruara dhe të Konfiskuara, si rezultat i punës gjurmuese dhe hetimore të kryer në drejtimin e Prokurorisë së Tiranës, për evidentimin dhe sekuestrimin e pasurive të përfituara nga veprimtaritë kriminale, finalizoi operacionin “Real Oëner”.

Në kuadër të operacionit u ekzekutua vendimi i Gjykatës së Tiranës, për vënien e sekuestros preventive mbi pasuritë e regjistruara në emër të babait të shtetasit I. Gj., 34 vjeç, banues në Tiranë, të dënuar për trafikim të qenieve njerëzore.

Konkretisht, u vu sekuestro mbi 1 apartament dhe 2 automjete, me vlerë rreth 228 mijë euro.   

Në drejtimin e Prokurorisë po vijon puna për të zbuluar asete të tjera të përfituara në mënyrë të kundërligjshme, që 34-vjeçari mund t’i ketë regjistruar në emër të shtetasve të tjerë.

Materialet procedurale iu referuan Prokurorisë së Tiranës, për veprime të mëtejshme.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion