I dënuar me 3 vite burg për kultivim kanabisi, arrestohet 53-vjeçari në Vlorë

Aktualitet

I dënuar me 3 vite burg për kultivim kanabisi, arrestohet

Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, është arrestuar ditën e sotme pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, 53 vjeçarit i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sattiva.

Njoftimi i policisë:

Vijon puna për kapjen e personave të shpallur në kërkim kombëtar.  Vihet në pranga një 53-vjeçar i shpallur në kërkim për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Specialistët për Hetimin e Krimeve në Komisariatin e Policisë Vlorë, në vijim të punës për kapjen e personave në kërkim dhe vënien e tyre para përgjegjësisë penale, ndaluan shtetasin:


Shpëtim Kamberaj, 53 vjeç, banues në Vlorë, pasi Gjykata e Shkallës së Parë Vlorë, me vendimin e datës 02.04.2z21, e ka dënuar me 3 vite burg, për veprën penale “Kultivimi i bimëve narkotike”.

Këtij shtetasi, në vitin 2016, në territorin përreth banesës, në lagjen “Kushtrimi”, Vlorë, i janë gjetur të kultivuara bimë narkotike canabis sattiva.

Materialet hetimore i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Vlorë, për veprime të mëtejshme procedurale.

ME TE LEXUARAT

NA SHKRUAJ

Portali Lajmifundit sjell Lajme nga Shqipëria, rajoni dhe bota në kohë rekord. Ju lutemi na kontaktoni nëse doni të kontribuoni me informacione të vlefshme për publikim në portalin tonë.

Kliko për më shumë informacion